Transmetuar më 08-07-2017, 10:00

Zhvishet dhe del në vitrinën e dyqanit të një qendre tregtare, krejt e zhveshur. Gjithçka ka ndodhur këtë të enjte, në një qendër tregtare në Dartford, të Kent, Angli.

Në shenjë proteste ndaj manekinëve, të cilët i cilësoi shumë të dobët, gruaja hoqi rrobat e saj, për të treguar se nuk janë të gjithë manekina.

Veprimi i saj nuk kaloi pa u vënë re, aq sa kalimtarët lajmëruan policinë, duke çuar në arrestimin e gruas.

Protesta e pazakontë, përfundoi në rrjetet sociale me fotografi të shumta. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd