Transmetuar më 08-07-2017, 09:10

Hackerat e Anonymus Albania, sulmojnë faqen e Policisë së Shtetit, asp.gov.al. Sulmi ka ndodhur në orët e vona të pasdites së djeshme, duke bllokuar funksionimin e faqes.

Në profilin në Facebook, Anonymus Albania shkruajnë se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën.

Më tej pretendohet se hakerat po bëjnë punën që policia duhet të kishte bërë me kohë, “duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit”.

Në vijim thuhet se ky ishte vetëm fillimi dhe se çdo gjë e fshehtë do dali në shesh.

Postimi i plotë

“Ne jemi Anonymous Albania, website i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vënë re se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën. Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë juve, ky ishte vetëm fillimi. Ne nuk falim e as nuk harrojmë. Çdo gjë e fshehtë do dali në shesh, s’do ketë më të fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetëm një paralajmërim, në qoftë se vazhdoni akoma kështu, do ketë pasoja të tjera si dëme ekonomike etj. Portalet, mediat janë të kontrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen se shpejti -Anonymous Albania!”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd