
Një vajzë e re u dënua me 30 vite burg për vrasje me dashje nga një gjykatë në El Salvador.
Vajza 19 vjeçe abortoi fëmijën që mbante në bark, i cili ishte fryt i një përdhunimi.
Për Evelyn Hernandez Cruz, u angazhuan në nivel ndërkombëtar shoqata për të drejtat e njeriut, mes të cilave Amnesty Internacional, e cila pretendon se ligji anti-abort në El Salvador është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Vajza mbeti shtatzënë në moshën 18-vjeçare, pasi u përdhunua në Los Vasquez, në fshatin e vogël ku dhe jetonte.
Por ajo nuk e denoncoi përdhunimin prej frikës, ndërsa kuptoi se ishte shtatzënë në 6 prill të vitit 2016 teksa ishte në mes të shtatzënisë, kur u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve të forta, shkruan noa.al.
Me ndihmën e së ëmës, ajo u shtrua pranë një spitali të qytetit të Cojutepeque, ku dhe ndodhi aborti. Ishte pikërisht ai momenti kur ndërhynë autoritetet, duke e akuzuar për vrasje me dashje.
Evelyn u arrestua dhe burgos, ndërsa këtë të martë u dënua me 30 vite burg. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





