


Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit në një dyqan pranë zonës së “21 Dhjetorit” në Tiranë.
Më konkretisht rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përball Inxhinierisë së Ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast foodi.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





