Transmetuar më 07-07-2017, 10:58

Një pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë. Dyshohet se nën rrënoja janë disa persona, mes tyre edhe fëmijë.

Autoritet italiane po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi dëshmitarët të thoshin se nuk kishte shpërthim përpara rënies së pallatit mëngjesin e së premtes, por ata thanë se një tren mallrash kishte kaluar përpara shembjes.

Një prej dëshmitarëve ka deklaruar se nuk ka dëgjuar shpërthim, por vetëm zhurmën e shembjes së pallatit.

Përkohësisht është pezulluar edhe linja hekurudhore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e arsyeve të shembjes së pallatit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd