Transmetuar më 07-07-2017, 10:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017”.
Në përfudim, ky institucion certifikoi rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë Kavajë, të cilat u fituan nga kandidati demokrat, Isa Sakja.
Ky i fundit fitoi në garën përballë dy kandidatëve të tjerë nga radhët e PS-së dhe LSI-së.
Zgjedhjet në Kavajë u mbajtën në të njëjtën ditë kur qytetarët votuan për qeverinë e ardhshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





