Transmetuar më 07-07-2017, 08:58

Një person është arrestuar nga policia pas informacioneve se kishte ushtruar dhunë në familje. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Viktor. T, banues në lagjen "Xhevdet Nepravishta", në Lushnjë, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses D.K, 23 vjeç.
Por jo vetëm kaq. Gjithçka ka ndodhur në prani të fëmijëve të mitur, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen.
Polica vendore sqaron se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje”. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





