Transmetuar më 06-07-2017, 23:06

Tom Doshi befasoi në Shkodër në zgjedhjet e 25 qershorit, duke siguruar bindshëm mandatin e tij të deputetit nën siglën e Partisë Social Demokrate të Skënder Gjinushit.

Duke folur për mediat pas marrjes së mandatit, Doshi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Edi Ramën.

Por a është i gatshëm Kryeministri për të bashkëpunuar me të? Duke folur mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story, Rama deklaroi se “Do bashkëpunoj me të gjithë, sepse për mua është mbi të gjitha e rëndësishme që të çojmë përpara një proces ku fiton Shqipëria dhe shqiptarët. Nuk jam i interesuar për luftëra. Do shtrijmë dorën e bashkëpunimit do ta shtrijmë me këdo”. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd