
Demokrati Astrit Patozi, një prej më kritikëve ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, thotë se lideri historik i së djathtës është i shqetësuar për gjendjen dramatike në Partinë Demokratike.
Duke folur mbrëmjen e së enjtes në një lidhje telefonike për emisionin “Të paekspozuarit” në “News24”, ai kërkoi publikisht dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.
“Unë e kam mbyllur historinë time, dhe kam dal para shqiptarëve dhe kam shpallur kandidimin tim. E kam bërë këtë për ti dhënë partinë një garë, reale, dhe problemi këtu është Basha, që po bënë një farsë. Basha sot po kandidon i vetëm për të marrë një mandat që nuk i takon. Unë jam një kandidat i vlefshëm, në çastin që Basha do të hap një garë normale dhe korrekte, unë jam i gatshëm që ta sfidojë që ditën e parë”, u shpreh Patozi.
Ai shtoi se Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dy vendimet që ka marrë personalisht marrëveshjen me Edi Ramën dhe farsën siç e quajti ai, për zgjedhjet për kryetarin e PD.
“Ato që ka thënë Berisha, Basha i ka hedhur në kosh plehrash. Do të shpall alternativë të re, PD është shtëpia ime. Gjëja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për PD. Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, deklaroi Patozi. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





