









Një modele e re 21-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, pas publikimit të disa fotografive të saj.
Në pamjet e publikuara në profilin e saj në Instagram, Duckie Thot, duket tamam si një kukull Barbie me ngjyrë, me përmasa njerëzore.
Në vitin 2013, modelja me origjinë sudaneze dhe australiane, mori pjesë në programin televiziv “Next Top Model” në Australi.
Në atë periudhë modelja tërheqëse ishte vetëm 17 vjeçe. Por pas publikimit të fotografive të saj në rrjetet sociale, tashmë që vitet kanë kaluar, ajo është kritikuar së tepërmi.
Kritikat vërshuan ndaj saj për shkak të ngjyrës së lëkurës, flokëve dhe për peshën, duke thënë se nuk korrespondojnë me botën e modës.
Por pavarësisht kësaj në profilin e saj në Instagram, modelja numëron më shumë se 300 mijë ndjekës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





