Transmetuar më 06-07-2017, 14:02

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. Mësohet se ai ka pësuar infarkt në çadër.
Në vendin e ngjarjes shkuan edhe bluzat e bardha, që tentuan ti japin ndihmën e parë, por pushuesi ka ndërruar jetë.
Pak ditë më parë në plazhin e Velipojës një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën.
Shtetasi nga Kosova, 75-vjeçari Musa Kurtolli ka humbur jetës teksa ishte duke notuar.
Deti në ato momente ishte me dallgë, të cilat rezultuan fatale për jetën e të moshuarit. Ai nuk mundi të dalë gjallë nga uji, edhe pse nuk mungoi ndihma e pushuesve të tjerë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





