Transmetuar më 06-07-2017, 11:22

E ëmbël dhe gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë, këngëtarja bukuroshe Vesa Luma ia ka rrëmbyer zemrat publikut duke u kthyer një  ndër zërat dhe femrat më të pëlqyera të skenës shqiptare.

Së fundmi Vesa ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me nënën e saj. Dhe në fakt teksa sheh këtë foto, kupton se bukurinë dhe ëmbëlsinë këngëtarja e ka marrë pikërisht nga ajo.

Vesa shkruan bashkangjitur fotos me nënën e saj, “Mbretëresha ime, frymëzimi im, jam me fat që të kam ty”. Fjalë që në fakt çdo nënë do të dëshironte ti dëgjonte nga fëmijët e saj.

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma, është e martuar në Shqipëri me reperin e famshëm, Big Basta, dhe dashuria e tyre është kurorëzuar edhe me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Liam. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd