
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama.
Të dy janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë në ambientet e kryeministrisë.
Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të papritur të ambasadorit Lu në zyrën e kryeministrit Rama. Takimi vjen menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.
Më herët Rama ka shkarkuar nga detyra zv.minisrin e Mbrojtjes, Idlir Peçin. Vendimi është marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e radhës së Këshillit të ministrave.
“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet ne vendim. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





