Transmetuar më 06-07-2017, 10:25

Arrest shtëpiak ka caktuar Gjykata e Krimeve të Rënda, për nusen 19-vjeçare e cila pak ditë më parë tentoi të vrasë vjehrrën duke i hedhur helm në gotë. Elda Tanushi, ka deklaruar përpara trupit gjykues se nuk kishte për qëllim të vriste vjehrrën e saj. E rënduar emocionalisht, e reja ka akuzuar vjehrrin se abuzonte seksualisht me të, ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi.

Ndërkohë, Prokuroria ka urdhëruar që të kryhet ekspertiza e lëndës që u hodh në gotën me kos, dhe që pretendohet se është helmuese.

19- vjeçarja nga Shijaku u arrestua  pas denoncimit të vjehrrës, e cila pretendon se ka tentuar ta helmojë, duke i hedhur helm në një gotë me kos. Pas kësaj ngjarjeje, deklaratat dhe dëshmitë kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Familjarët e vajzës pretendojnë se vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të.

Nga ana tjetër, këto akuza janë hedhur poshtë nga vjehrri i 19-vjeçares, i cili ka thënë se e ka trajtuar nusen si vajzën e vet. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd