Transmetuar më 06-07-2017, 09:13

Jo më kot ka një shprehje popullore që thotë, mos luaj me zjarrin.
Një performues zjarri e ka pësuar rëndë lojën që po bënte me zjarrin, në prani të dhjetëra spektatorëve, të cilët janë shokuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një festivali në qytetin e Kemerovos, Rusi.
Në video tregohet momenti kur ai bie në gjunjë dhe përpiqet që të fikë zjarrin e përhapur në fytyrë. Spektatorët që bërtisnin të tmerruar janë përpjekur që t’i vijnë në ndihmë duke i hedhur rroba sipër dhe ujë për të fikur zjarrin.
Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekime për trajtimin e plagëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





