Transmetuar më 06-07-2017, 09:02

Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thanë të mërkurën se raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut provoi me sukses këtë javë "është e një lloji që nuk e kemi parë më përpara".

Zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis tha se raketa që Pheniani provoi të martën kishte aftësi të fluturonte më shumë se 5.500 kilometra, një distancë e mjaftueshme për të paraqitur kërcënim për Alaskën, shtetin veriperëndimor më të madh të Shteteve të Bashkuara, por jo për 48 shtetet e tjera më në jug apo shtetin ishull të Havait.

Zëdhënësi i Pentagonit e cilësoi si "të kufizuar" mundësinë e kërcënimit të menjëhershëm të raketës ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Ende nuk kemi parë një numër gjërash që do të sinjalizonin një kërcënim të plotë", tha zoti Davis. Ai vuri në dukje se në një provë të suksesshme muajin e kaluar, një interceptor raketash me bazë në SHBA, rrëzoi një raketë balistike ndërkontinentale të simuluar të Koresë së Veriut.

Bota dënon provën e fundit me raketë të Koresë së Veriut

Prova e fundit e Koresë së Veriut që ajo pretendon se ishte me një raketë balistike ndërkontinentale ka shkaktuar shqetësime dhe është dënuar nga shumë vende të botës. Nuk është e qartë nëse prova është një dëshmi se Koreja e Veriut tani ka një raketë që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara, por ajo tregon se Pheniani ka shënuar një arritje të rëndësishme në përpjekjet për të zhvilluar raketa që mund të pajisen me armë bërthamore. Edhe Kina dhe Rusia kanë reaguar ndaj veprimit të Phenianit ndërkohë që administrata e presidentit Trump po shqyrton alternativat e saj.North Korean leader Kim Jong Un reacts with scientists and technicians of the DPRK Academy of Defence Science after the test-launch of the intercontinental ballistic missile Hwasong-14 in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency, July 5, 2017.

Te martën në Moskë, Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping premtuan të forcojnë aleancën e tyre kundër një Koreje të Veriut gjithnjë e më sfiduese.

"Ne kemi rënë dakord të punojmë intensivisht për nismën tonë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje për çështjen koreane bazuar në programin e Rusisë me veprime hap pas hapi dhe idetë kineze për ngrirjen e njëkohshme të aktiviteteve bërthamore të Phenianit, si dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut", tha presidenti rus Vladimir Putin.

Koreja e Veriut pretendon se prova e saj e fundit ishte me një raketë balistike ndërkontinentale. Raketa ra në Detin e Japonisë dhe aftësitë e saj mbeten të paqarta.

Prova me raketë, e njëmbëdhjeta në këtë vit, ka shkaktuar frikë se vendi i izoluar mund të jetë më afër prodhimit të një arme që mund të godas Shtetet e Bashkuara. A man walks past a TV screen showing a local news program about North Korea's reported firing of an ICBM, at Seoul Train Station in Seoul, South Korea, July 5, 2017. North Korea’s newly demonstrated missile muscle puts Alaska within range of a potential attack. Të hënën vonë, Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se "Koreja e Veriut sapo lëshoi një raketë tjetër", duke pyetur, "A nuk ka ndonjë gjë më të mirë që ky njeri mund të bëjë me jetën e tij?" duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Të premten, duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin e Koresë së Jugut, zoti Trump deklaroi se Shteteve të Bashkuara u ka mbaruar durimi me Korenë e Veriut.

"Epoka e durimit strategjik me regjimin e Koresë së Veriut ka dështuar. Pas shumë viteve ajo ka dështuar, dhe të them të drejtën edhe durimi ka mbaruar".

Çështja e Koresë së Veriut ka të ngjarë të jetë në qendër të takimeve të Presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin, atë kinez Xi Jinping dhe me udhëheqës të tjerë të G-20 këtë javë në Hamburg të Gjermanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd