Transmetuar më 05-07-2017, 23:00

I keni parë ndonjëherë me kujdes këmbët tuaja? Janë të shumtë ata që kanë vënë re se gishti i dytë i tyre është më i gjatë se i pari. Defekt apo jo?

Një nga këmbët më të famshme në historinë e artit është ajo e Venerës së Botiçellit. Perëndesha, simbol i bukurisë, u pikturua nga artisti i famshëm pikërisht me gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se i pari, një trend tipik i artit klasik grek.

Sipas kritikëve të estetikës të asaj kohe, siç shkruan noa.al, gishti i dytë më i gjatë e bënte figurën më harmonike, ishte simbol perfeksioni.

Kështu që bëni mirë t’i hidhni një sy këmbëve tuaja. Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë se i pari, nuk ka asgjë të pazakontë, jeni perfektë… /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd