
Bllokohet në Vlorë një mjet lundrues i llojit skaf, pranë grykëderdhjes së lumit Vjosë.
Më konkretisht gjatë paradites së sotme, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë të detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 metër dhe gjerësi 2.8 m.
Mjeti kishte motor të markës “Yamaha” dhe ishte në zotërim të shtetasit Dh.B., 33 vjeç me banim në Vlorë, i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen.
Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia ka filluar procedimin penal ndaj 33- vjeçarit. Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues”, “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





