Transmetuar më 05-07-2017, 17:15

Një burrë nga Velipoja është dërguar më spital në gjendje kritike, ku dhe ka gjetur vdekjen.

Gjithçka ka ndodhur gjatë së martës, në Velipojë, në banesën e tij. 46- vjeçari G.L., është vetëhelmuar me fostoksinë, i cili është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd