Transmetuar më 05-07-2017, 15:29

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar dëshminë e kolegëve të efektivit të ndjerë të forcave RENEA, gjatë aksionit policor në Lazarat dy vite më parë.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që forcat speciale po bëheshin gati të futeshin në fshatin e famshëm për kultivimin e hashashit.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve do të vijojë tashmë me dëshminë e 10 policëve të tjerë që ishin pjesëmarrës në atë aksion policor, e që nuk u prekën nga sulmi i papritur. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd