


Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtaren bukuroshe Eni Koçi e cila feston ditëlindjen.
Të shumta kanë qenë urimet që ajo ka marrë nga të afërm dhe shoqëria, por nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre edhe nga motra e saj më e madhe, Greta.
Greta përmes një postimi në Instagram, e ka uruar Enin me një dedikim mjaft të bukur, duke e cilësuar si personin që ajo do më së shumti në këtë botë.
“Gjëja më e shtrenjtë e imja sot ka ditëlindjen…Eni të uroj edhe 100 vite të lumtura të mbushura me mbarësi, shëndet dhe një karrierë të shkëlqyer. Ti je personi që dua më shumë në këtë botë. Happy birthday my princess”, shkruan Greta.
Edhe Eni sigurisht i ka kthyer një përgjigje. Ajo i shkruan motrës,”Faleminderit, unë të dua më shumë”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





