Transmetuar më 05-07-2017, 10:01

Shqiptari 23-vjeçar Mike Gjeli me prindër shqiptarë, i lindur në Itali, me nënshtetësi italiane dhee banues në Novi Ligure, sapo është emëruar kryetar i Seksionit të Emigracionit në strukturat partiake të Lëvizjes Lidhja e Veriut, dhe ka një ëndërr për të ardhmen e tij: të jetë Ministër i Transportit në qeverinë italiane, shkruan Ora News

23-vjeçari ka tërhequr vëmëndjen e mediave italiane për shkak se është shqiptari i parë që emërohet në një post të rëndëishëm të strukturave të Lidhjes së Veirut, e njohur për politikat  anti emigracion e me një sens të fortë nacionalizmi.

Lideri i Lidhjes së Veriut , Matteo Salvini e ka emëruar në krye të politikës së integrimit në një moment kaq të vështirë që po kalon Italia, ku çdo ditë në brigjet e saj zbarkojnë me qindra emigrantë klandestinë.

Mike Gjeli ka lindur në Itali, nga prindër shqiptarë, të cilët që në vitin 1991 emigrojnë nga Shqipëria për në Brindizi. E gjithë familja e tij ka zgjedhur të marrë vetëm nënshtetësinë italiane dhe jo të drejtën e mbajtjes së dy nënshtetësive.

“Si ka mundësi që një shqiptar në origjinë e bir emigrantësh ka zgjedhur të jetë pjesë e politikës legiste?”, pyesin mediat italiane, duke iu referuar deklaratave jo të pakta të kësaj force poltike kundër shqiptarëve që emigronin dikur me gomone apo të quajtur si “grabitës e trafikantë”.

Mike Gjeli rrëfen për gazetarët italianë se vetëm pak muaj më parë, në nëntor është bërë anëtar i teseruar i Lidhjes së Veriut. Në një post të publikuar nga Matteo Salvini mbi ligjin e të drejtës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ligj i miratuar në dhomën e deputetëve të parlamentit dhe i bllokuar në dhomën e senatit për shkak të votës kundër të Lidhjes së Veriut e Lëvizjes 5 Yje, shqiptari Mike Gjeli kishte komentuar, “unë bir emigrantësh prita të mbush 18 vjeç për të qënë nënshtetas italian edhe pse kam lindur në Itali.

Nuk kam qënë as i diskriminuar e as i penalizuar kurrë. Ligji që është në fuqi është mjaft i mirë dhe detyron personat të integrohen. Ligji i ri shërben vetëm për të marrë vota.”

Ky koment i ka mjaftuar liderit të Lidhjes së Veirut Matteo Salvini për ta emëruar si përgjegjës i politikave të emigracionit të kësaj force politike.

Ëndrra e tij është të bëhet Ministër i Transportit në një nga qeveritë e ardhshme italiane.

“Që i vogël më pëlqente loja Lego, dhe të ndërtoja trena. Gjëja e parë që dua të bëj si Ministër i Transportit është të përmirësoj linjat hekurudhore lidhëse dhe transportin mes Jugut e Veriut të Italisë”, ka thënë ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd