Transmetuar më 05-07-2017, 09:33

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi në Kinë ku një infermier ka dhunuar një pacient me probleme mendore. Kanë qenë familjarët e 89-vjeçarit ata që kishin vënë re shenja dhunë në trupin e të moshuarit, dhe për të kuptuar shkakun ata vendosën një kamer.

Jie Xiao u filmua duke e goditur 11 herë në fytyrë 89-vjeçarin pasi i ndërroi pampersin.Xiao ishte punësuar si infermier personal nga familja e Karam për t’u kujdesur për të moshuarin, por atyre kurrë nuk ia kishte marrë mendja që do të ndërmerrte akte të tilla.

“Kur pashë pamjet u tondita, gati sa nuk më ra të fikët, këmbët nuk më mbanin më dhe nuk dija si të reagoja”, është shprehur Daniel, djali i të moshuarit.

Xiao është arrestuar nga policia dhe u akuzua për dhunë pasi familjarët bënë denoncimin. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd