
Ngjarja në fjalë bëri bujë dhe tronditi jo pak opinionin publik. Është rasti i 19-vjeçares, e cila tentoi të vriste duke helmuar vjehrrën e saj. Këtë herë, pjesë e deklaratave është bërë i ati i saj i cili në një intervistë për “Panorama” ka thënë se e bija keqtrajtohej nga familjarët e bashkëshortit.
Babai i 19-vjeçares Elda Tanushi akuzon vjehrrin e saj për përdhunim, duke deklaruar se tashmë ai i ka borxh për atë që ka ndodhur. Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.
Ai e drejton gishtit tek Eduart Stafa, duke e denoncuar publikisht për përdhunimin e vajzës. Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin.
Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.
“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.
Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





