Transmetuar më 05-07-2017, 07:41

Shqiptarja Leona Koxha është vajza e cila ka arritur të shpallet “Miss Collegiate Amerika 2017”. Ajo la pas shumë bukuroshe të tjera, por doli e para falë bukurisë karakteristike shqiptare.

Në këtë mënyrë, bukuroshja nga Kaçaniku do ta përfaqësojë shtetin e Kalifornisë në garën nacionale e cila këtë vit do të mbahet në Arkansas. Leona është 20 vjeçe, ndërsa studion “Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e krizave ndërkombëtare” në SDSU San Diego State University të Kalifornisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd