Transmetuar më 04-07-2017, 15:43

Një burrë në moshë në Elbasan, është gjetur i vdekur në banesë. Në lagjen “Shënkoll”, në banesën e tij është gjetur i varur 83-vjeçari Th.Ç.
I moshuari, i cili hetonte i vetëm, është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij, të cilët nuk e kishin parë gjatë gjithë ditës së hënë.
Mësohet se i ndjeri jetonte i vetëm pasi e shoqja e kishte vdekur, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.
Lidhur me këtë rast po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





