Transmetuar më 04-07-2017, 14:31

Një djalë fare i ri në Fier, ka ndërprerë jetën në mes duke pirë fostoksinë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Eneo Ferko, banues në qytetin jugor.

I riu gjatë ditës së djeshme, e hënë, teksa ndodhej i vetëm në banesë ka pirë fostoksinë.

Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk mbijetoi dot.

Eneo ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Fierit.

Familjarët në gjendje shoku nuk dinë të japin një motiv mbi arsyen që i riu i dha fund jetës. Paraprakisht dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Aktualisht efektivët e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave që e çuan 20-vjeçarin drejt vetëvrasjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd