
Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.
Më konkretisht rreth orës 13:10, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit, automjeti tip Volkswagen Golf me targë AA 694 MX, ka goditur një burrë rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë, i dëmtuari i cili nuk është identifikuar ende, u dërgua në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin R.O., banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





