
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë një takimi me Drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, ka falënderuar këta të fundit për menaxhimin e masave të marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Çako ka vlerësuar punën e gjithë punonjësve të policisë, ndërsa është shprehur se fraksione të caktuara politike u përpoqën të përbaltin punën e policisë.
Gjatë takimit, Çako është ndalur në përmbushjen e një prioriteti tjetër madhor për Policinë e Shtetit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai ka theksuar se krahas punës për të çuar drejt zerimit kultivimin e kanabisit, duhet përqëndrim edhe në rritjen e paramentrave të sigurisë gjatë sezonit veror.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





