Transmetuar më 04-07-2017, 09:13

Përshkallëzohet tensioni mes Koresë së Veriut dhe Japonisë. Një tjetër raketë me rreze të ndërmjetme është lëshuar nga koreanët në drejtim të Japonisë, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, të cilët kanë konfirmuar lajmin.

Raketa me bazë toke u nis nga aeroporti i Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të ulej në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-së, shkruan BBC.

Japonia ka reaguar me nota proteste dhe kryeministri Shinzo Abe tha se raketa e sapo lëshuar  “tregon qartë se kërcënimi është rritur”.

Pheniani ka rritur shpejtësinë e testeve bërthamore dhe raketore, përgjatë muajve të fundit, duke ngritur kështu edhe tensionet në gadishull dhe jo vetëm.

Koreja e Jugut tha se raketa e së martës u lëshuan në 09:40 sipas kohë lokale dhe fluturoi rreth 930 kilometra. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd