


Pak ditë nga ngjarja e rëndë, ku një i ri vrau të dy prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit, Gjykata për Krime të Rënda i ka lënë dy muaj kohë Prokurorisë për të vërtetuar nëse Leonsjo Nika vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.
Një ditë më parë, i akuzuari për krimin makabër u paraqit përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 60-ditor. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Nika është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale.
Përpara togave të zeza, i oyetur pë vrasjen, 29-vjeçari mësohet të ketë thënë: “Nuk e kuptoj. Pse, unë i vrava? Pse e bëra?”
Krimi i dyfishtë ndodhi mëngjesin e së enjtes në banesën e familjes së tij në Xhafzotaj të Durrësit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





