
Pak pas orës 19:00, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku do të shqyrtohen kandidaturat për kreun e ri të kësaj force politike. Mbledhja drejtohet nga Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani, ndërsa nuk është i pranishëm Lulzim Basha.
Mësohet se deri në këto moment kanë aplikuar 8 kandidatë për të qenë në garë për kreun e PD-së. Ndërsa Edi Paloka ka propozuar që në garë të jenë Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Me interes në fakt shihet pozicionimi që do të mbajë Astrit Patozi, nëse do të kandidojë apo jo. Më herët, ky i fundit kërkoi garanci nga ky proces, të tilla si dorëheqjen e Bashës, dhe krijimin e kushteve për një garë të ndershme dhe të barabartë.
Kriteret e duhura për të garuar në zgjedhjet brenda partisë, i kanë plotësuar Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Zgjehjet janë parashikuar të mbahen në 22 korrik.
Debatet brenda Partisë Demokratike morën më shumë peshë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, ku zërat kritikë të saj u sulën në drejtim të z. Basha, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për rezultatin. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





