Transmetuar më 03-07-2017, 18:38

Nusja që tentoi të helmojë vjehrrën duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil), ka treguar planin se si kishte menduar ta hiqte qafe vjehrren, katër muaj pas martese, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar tri ditë më parë në fshatin Likesh të Bashkisë Shijak, ku pas konflikteve të njëpasnjëshme, nusja provoi të helmonte vjehrrën e saj. Ajo ka treguar edhe planin për ta bërë një gjë të tillë.

“Arritëm në një pikë që nuk durohej më. Nisa ta urrej me gjithë shpirt, pasi u bë e padurueshme. Kishim në shtë pi një ilaç që e përdornim për insektet. Ndërkohë që përgatita ushqimin, ia hodha në gotën e kosit. Ajo e piu dhe u sëmur. E transportuan në spital, ndërkohë unë u pendova për atë veprim”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera Elda Tanushi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd