




Një qen është tërhequr zvarrë për 30 minuta, por pavarësisht këtij fakti, ai arriti që të shpëtojë i gjallë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 30 qershor të këtij viti, ndërsa qeni është shfaqur me të djegura të shkallës së parë si pasojë e kontaktit me asfaltit.
Organizatat e mbrojtjes së kafshëve në Turqi, e kanë marrë në trajtim kafshën e gjorë, duke shpresuar se lëkura e tij do të rigjenerohet plotësisht.
Ata këmbëngulin që drejtuesi i mjetit që kreu aktin do të dënohet me burg. Drejtuesi i mjetit e kishte lidhur qenin 6 vjeçar pas makinës me pretendimin se nuk mund ta fuste brenda saj.
Ai u procedua penalisht për aktin e kryer dhe është në pritje të vendimit të mëtejshëm të gjykatës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





