Transmetuar më 03-07-2017, 15:28

Nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, i riu i cili ra nga kati i dytë i banesës së tij këtë të shtunë.

Më konkretisht 30-vjeçari R.H., ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga rënia prej ballkonit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhi pasditen e së shtunës, në rrugën “Faik Toptani” në kryeqytet.

Mësohet se 30-vjeçari R.H., ka qenë duke punuar në ballkonin e banesës, kur aksidentalisht ka rënë nga katit i dytë i saj.

Ai u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët, ku për shkak të dëmtimeve të shumta trupore, gjeti dhe vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës, për ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd