Transmetuar më 03-07-2017, 14:21

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Himarë.

Më konkretisht mëngjesin e sotëm, duke lëvizur me motorin tip “Hamer” me targa TR 440 H, 39-vjeçari Klajdi Shehaj, me banim në Tiranë ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i mjetit, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka vdekur në spital.

Aktualisht policia po punon për sqarimin e plotë të shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd