
Pjesë e rëndësishme e fjalimit që kryeministri Edi Rama majti sot në mbledhjen me deputetët dhe kryetarët e bashkive që kontrollohen nga PS, brenda në ambientet e Këshillit të Ministrave ishte dhe sulmi ndaj Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta.
“Falënderoj Metën, jo për gjërat që i çoi edhe një herë për dreq, duke hedhur në erë projektin strategjik të së majtës, por për kontributin që dha për reformat”, – tha z.Rama dhe shtoi:
“Meta i mori votat tona për të qenë president konsensual dhe jokonfliktual dhe të fokusohet te riparimi i dëmeve të mëdha që i bëri figurës së kreut të shtetit këto 40 ditë fushate. Nuk duhet të damkoset pa hyrë ende në zyrë figura e Presidentit të Republikës” – tha Rama.
Rama tha edhe se LSI është para Shqipërisë një vrimë në ujë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





