


Reperi i njohur i skenës shqiptare, Getoar Selimi, feston sot ditëlindjen e 35-të të tij, dhe natyrisht nuk ka si të mungojë edhe urimi i gjysmës së tij, Marina Vjollca.
Përmes një postimi në Instagram ku ka publikuar një foto të sajën me Getoarin, Marina ka shkruar edhe urimin e saj plot dashuri.
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës sime! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta. Të dua çdo ditë e më shumë. Burri jem”, ka shkruar Marina.
Kjo pritet të jetë ditëlindja e fundit e Getit me Marinën si të fejuar, pasi gjatë kësaj vere dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Moderatorja bukuroshe dhe reperi i Babastars kanë një lidhje serioze dhe të qëndrueshme, pasi prej një kohe të gjatë tashmë janë bashkë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





