Transmetuar më 03-07-2017, 10:10







Ka ndërruar jetën ditën e sotme në qytetin e Romës, aktori i njohur italian Paolo Villagio në moshën 84 vjeçare. Prej disa ditësh, Villagio ishte shtruar në spital.
Lindi në Xhenova në 30 dhjetor të vitit 1932 dhe njihej më së shumti për rolin e kontabilistit Ugo Fantozzi.
Përveç roleve komike, si profesor Kranz apo Giandomenico Fracchia, ai ka luajtur edhe role dramatike, nën personazhet e filmave nga regjisorë të njohur si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Vermyller, Emanno Olmi dhe Mario Monicelli.
Villagio ka fituar çmimin "Luani i Artë" në vitin 1992 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





