Transmetuar më 03-07-2017, 09:34

Një 27 vjeçar është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka ndihmuar një tjetër person që t’i fshihej drejtësisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Armand Perlepi, banues në Durrës, i cili u ndalua mbi bazën e një procedimi penal më datë 22 mars nën akuzën "Përkrahje e autorit të krimit".

Arman Perlepi dyshohet të ketë përkrahur shtetasin R.B. me qëllim që ti fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi R.B., i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.03.2017  në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Elbasanit për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd