Transmetuar më 02-07-2017, 21:53

Moderatorja italiane Raffaella Carrà, rrëfen detaje nga jeta e saj në një intervistë për “Corriere della Sera”, ku tregon të dhëna të dhimbshme nga fëmijëria e saj.

“Më kanë rritur dy gra. Tre përfshirë dhe infermieren angleze. Nëna ime Angela Iris, ishte e para që u nda nga unë pas lufte. Gjyshja Andreina kishte mbetur e ve nga një polic italian në Caltanissetta. Më vinte turp që nuk kisha një figurë mashkullore. Im atë, ishte një njeri i mirë dhe inteligjent, por nuk i zihej besë. Nuk kishte asnjë ndjesi ndaj familjes”, thotë ajo.

Carra tregon se gjatë adoleshencës dilte vetëm me meshkuj homoseksual.

“Im atë, herë pas here më telefononte për të më pyetur nëse isha ende e virgjër, duke kërcënuar se në të kundërt do më hiqte nga ime më. Isha aq e terrorizuar sa që deri në moshën 18-vjeçare nuk lejoja askënd të më prekte. ‘Babanë’ që kërkoja e gjeta tek ai, që ishte 11 vite më i madh se unë”, tregon Rafaella për partnerin e saj, i cili u nda nga hjeta pak kohë më parë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd