


Dalin detaje të reja rreth raportimeve për të shtëna me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë vendore të këtij qyteti, bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve, që degjeneroi më pas në përdorimin e armës.
Protagonistë të sherrit kanë qenë personat D.Rrapaj dhe Orjol Memushi. Ky i fundit, me precedentë të mëparshëm penalë, pas debateve, ka hipur në automjetin e tij, tip “Volswagen”, ndërsa shtetasi D.Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të makinës duke dëmtuar vetëm xhamin. Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur trupin e personit që ndodhej në automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe makinën.
Po ashtu, nga vendi i ngjarjes është larguar edhe autori, i cili është vënë në ndjekje nga policia. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





