Transmetuar më 02-07-2017, 19:52

Komunikimin javor, Kryeministri Edi Rama ja dedikoi zhvillimit të turizmit, dhe projejteve të qeverisë për katër vitet e ardhshme në këtë drejtim. Kreu i qeverisë, publikoi projetin më të ri, atë të rilindjes rurale, që do të jetë, siç tha, plotësues i rilindjes urbane.

“Për sezonin e ardhshëm do të ketë përfunduar realizimi i projekteve të Himarës, Vunoit, Jalës, Dhërmiut të Vjetër, ndërkohë do përgatiten projekte për Golemin, Spillenë, Velipojën, liqenin e Shkodrës, Vermoshit, Dumresë, etj. Ka ardhur koha që me qeverisjen pa koalicion, të krijohet mundësia që të ngremë edhe një program kombëtar të rilindjes rurale që do të jetë komplementar me atë të rilindjes urbane. Do mbështesim mëkëmbjen e infrastrukturës në bazë të prodhimit blektoral dhe zhvillimin e agroturizmit në hapësirat rurale të bashkive të reja”, tha Kryeministri.

Tani që kemi në dorë timonin, shtoi Rama, do të shkohet më shpejt drejt Shqipërisë që duam.

“Frymëmarrja që na jep mandati i ardhshëm qeverisës, ose timoni pa të tjerë për vrapuar shumë më shpejt drejt Shqipërisë që duam, do na çojë në një pikë deri sot të pamundur në rrugën e të ardhmes. Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma”, e mbylli Kryeministri komunikimin javor. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd