Transmetuar më 02-07-2017, 19:30






Prezantuesi Ledion Liço po e ndjen dita ditës lumturinë e të qenit prind dhe familjar.
Ndërsa ndodhet për pushime me Sara Hoxhën dhe djalin e tyre London, ai ka shkëputur një moment teksa dy të dashurit e tij lahen në pishinë.
“Një tjetër e diel”, shkruan Ledioni në Instagram, ku tregon familjen e tij të vogël.
Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, dhe Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor 2016. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





