Transmetuar më 02-07-2017, 16:57

Një grua në Vlorë ka humbur jetën, pasi ka pirë lëndë helmuese. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës, në lagjen “Partizani”.

Në banesë, 37-vjeçarja J.H., ka konsumuar substanca helmuese dhe për pasojë ka humbur jetën.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të ndjerën të pajetë, ku çdo tentativë për ta përmendur ka rezultuar e kotë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për vlerësim të mëtejshëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd