Transmetuar më 02-07-2017, 15:59

Sara Hoxha e cila prej disa ditësh bashkë me të birin dhe partnerin e saj Ledion Liço ndodhen me pushime, po i shijojnë më së miri ato.

Familja e re ndodhet në plazh, ku edhe i vogli merr rreze. Sara ka publikuar në Intsgram nj foto të Londonit të vogël, i cili shihet me rroba banje ku shkruan si diçiturë “Një mojito të lutem”.

Bukuroshi i vogël shihet i mbushur, ashtu sikundër bie në sy ngjashmëria e tij me të atin.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço

Pak kohë më parë Sara bëri shpjegimin e emrit të djalit ku tha se, “London, sepse është vendi ku unë dhe babai yt u dashuruam dhe rritëm ndjenjat. Noor, sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (dritë) + Itan= Dritan”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd