Transmetuar më 02-07-2017, 12:07

Kapet dhe arrestohet bashkëpunëtori i vjedhjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.

Dy ditë më parë rreth orës 23:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-fusha e drurëve", një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5, dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pas hetimeve nga Policia është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar: Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim"./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd