Transmetuar më 01-07-2017, 23:09

Aktori i njohur i Apartamentit 2XL, Visjan Ukcenaj, ka humbur një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë në jetë.

Gjyshja e aktorit të humorit, fatkeqësisht është ndarë nga jeta. Ka qenë vetë Visjani ai i cili ka njoftuar në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme lajmin e keq.

Mes shumë komentesh, miqtë e tij kanë ngushëlluar aktorin duke u munduar për t’ju gjendur sado pak pranë.

Në një postim në Facebook, publikuar gjatë ditës së sotme ai shkruan se “unë sot jam më i varfër seç isha dje pasi nëndaja ime mori udhën e sajë drejt Parajsës”.

Ai i falënderon të gjithë për ngushëllimet.

Postimi i Visjanit:

“Gjyshërit për nipërit dhe mbesat janë një dashuri e madhe, sa më gjatë ti keni në jetë aq më të pasur do te jeni. Une sot jam më i varfer seç isha dje . Nëndaja ime mori udhën e sajë drejt parajsës. Ju falenderoj me gjithë zemër për ngushëllimet tuaja, qofshi të pasur me dashuri gjithmonë”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd