Transmetuar më 01-07-2017, 18:02

Një i ri në Tiranë godet me grushtë pedagogun e tij.

Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së djeshme, ndërsa burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i riu U.E., 21-vjeç, student, ka goditur me grushtë pedagogun e tij, 29-vjeçarin P.S., në bulevarin "Bajram Curri" në kryeqytet.

Dyshohet se shkak për këtë sulm është mos marrja e provimit nga studenti në fjalë.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shetasti U.E Neni 237 i Kodit Penal.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd