Transmetuar më 01-07-2017, 14:39

Ato janë pa dyshim dy këngëtaret më të mira që ka skena shqiptare. Po flasim për të madhen Nexhmije Pagarushën, dhe këngëtaren aq energjike Aurela Gaçe. Këngëtarja nga Kosova i ka bërë një video përshëndetëse Aurelës.
Këtë na e ka treguar vetë Aurela me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan: “Kur të vjen një video përshëndetje nga legjenda e gjallë e muzikës mbarë shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ndihem e përkëdhelur shumë!”.
Një duet mes Pagarushës dhe Aurelës, do ishte një ëndërr e bërë realitet, prandaj shpresojmë të realizohet sa më shpejt.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





